Po ikin njerëzit më të dashur

 

Po ikin njerëzit më të dashur,

po ikin përgjithnjë.

Dhe marrin me vete

vuajtjet, lotët,

shqetësimet dhe lutjet.

Dhe më lënë të topitur,

Më lënë të humbur

e të përhumbur

në këtë botë të përhitur,

në këtë botë fare të huaj,

midis vargut të pafund të njerëzve

po aq të topitur

e të përhumbur

sa edhe unë.

Dhe zhytem mes këtij vargu

njerëzish të humbur dhe të për humbur

dhe kokën

më nuk e ngre.

 

 

 

Bronx, l6.ll.l993

 

Back to Top